Ishte një herë një djalë me një sjellje shumë të vështirë. Ndizej shpejt.Ishte ngatërrestar dhe ngacmues.

Një ditë, i ati i dorëzoi një qese me gozhda, duke e ftuar të ngulte një gozhdë në gardhin që rrethonte oborrin e tyre çdo herë që zemërohej me ndonjërin.

Loading...

Ditën e parë djaloshi nguli 38 gozhdë.

Me kalimin e kohës, kuptoi se ishte më e thjeshtë të kontrollonte zemërimin e tij sesa të ngulte gozhdë dhe, shumë javë më vonë, një mbrëmje, i tha të atit se atë ditë nuk ishte zemëruar me asnjeri.

I ati i tha: “Është shumë e bukur.

Tani hiq nga gardhi një gozhdë për çdo ditë në të cilën nuk zemërohesh me askënd”.

Pas pak kohe, djaloshi mundi t’i thotë të atit se i kishte hequr të gjitha gozhdët.

I ati atëherë e mori përdore, e çoi tek gardhi dhe i tha:

“Biri im, kjo është shumë e bukur, por shiko, gardhi është plot vrima.

Druri nuk do të jetë më kurrë si më parë.

Kur thua diçka, kur je pre e zemërimit, shkakton tek personat të cilët i do plagë të ngjashme me këto vrima.

Edhe nëse ti kërkon falje disa herë, plagët përsëri mbeten.

(Marrë nga libri “Histori të shkurtra për shpirtin” Bruno Ferrero)

Loading...