Në një takim me qytetarët e Prizrenit, lideri i AAK-së tha se qeveria e tij nuk do të jetë qeveri e cila vetëm planifikon pa fund, por një Qeveri e cila kryen punë.

Loading...

Ai tha se liberalizimi i vizave për kosovarët, pas marrjes së ekzekutivit nga koalicioni LDK-AAK-NISMA nuk do të marrë më shumë kohë se tre muaj.

Duke iu përgjigjur interesimit të qytetarëve rreth demarkacionit, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se ‘Demarkacioni ka vdekur’ në versionin e tij aktual, duke premtuar edhe zgjidhje për këtë çështje.


 
Loading...