Menaxheri i Monacos, Thierry Henry shpreson se marrëdhëniet e tij me Cesc Fabregas mund ta bindin atë të bashkohet me klubin e Ligue 1.

Fabregas është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mbetet jashtë kontratës në fund të sezoni.

Loading...

Pavarësisht se Maurizio Sarri është duke i kërkuar klubit që t’i rinovojë atij, kontratën, spanjolli kërkon më shumë kohë të lojës.

Situata e tij me klubin londinez ka bërë që shumë klube të njohura evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Klubi i madh italian, Milani ka treguar një interes të madh për fituesin e Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010.

Por, tani sipas Evening Standard, garës për transferimin e mesfushorit spanjoll i është shtuar edhe skuadra nga Ligue 1, Monaco.

Trajneri tyre, Henry shpreson se koha e tij e kaluar së bashku si lojtar me Fabregasin në Barcelonë dhe te Arsenali do t’i japë klubit të tij avantazh.

Monaco mund të përdorë përvojën e Fabregas këtë sezon, pasi ata aktualisht janë në pozitën e parafundit në tabelën e Ligue 1.

Loading...