Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve për t’u droguar. Mësohet se në një investigim të gazetarëve të Stop janë siguruar dëshmi dhe filmime sesi në rrugët e Tiranës, shiten qetësues kuajsh që të rinjtë i përdorin për t’u droguar.

Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë cdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë narkotike të ndaluara, të cilat përdoren për anestezinë e kafshëve. Mësohet, se gjatë investigimit, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi cfarë është duke bërë, por thotë, se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet. Investigimi pritet të publikohet ditën e sotme nga emisioni “Stop”.


 
Loading...