Igli Tare do të jetë pjesë e Lazios deri në vitin 2022 edhe pse mungon ende zyrtarizmi.

Loading...

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare ka zgjatur bashkëpunimin me Lazion deri në verën e vitit 2022, dhe jo deri në 2020 siç është shkruar në mediat italiane.

“Unë mund të konfirmoj që janë edhe disa detaje për zgjatjen e kontratës sime deri në vitin 2022”, ka thënë drejtori sportiv për Sky Sport Italia.

Besimet e Tares me Claudio Lotiton kanë shkuar mirë dhe kjo pritet të përfundojë me nënshkrimin e shqiptarit.

Tare ka bërë punë të shkëlqyer gjatë kësaj periudhe duke blerë lojtarë me shifra të vogla dhe duke i shitur ata më pas me vlera pesë apo gjashtë herë më të lartë.

Edhe pse klubi shet shumë lojtar, Lazio që ndërtohet çdo vit nga Tare vazhdon të jetë konkurruese në Itali.

Tare ka bërë karrierë në Itali dhe Gjermani si futbollist, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare.


 
Loading...