Umberto Eco është një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Umberto Eco, i njohur për lexuesin ndërkombëtar me romanin “Emri i trëndafilit”. Ai vdiq në moshën 84-vjeçare.

MekuliPress.info ju sjellë disa nga mendimet e tij mbi internetin dhe mediat sociale: 
“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. “Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”,citon MekuliPress.info

Loading...

Sipas Ecos, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”. Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë sipas tij “gazetat duhet tu dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet tu mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.


 
Loading...