Ish-ministri grek i Arsimit dhe Marrëdhënieve Fetare, njëkohësisht gazetar, Nikos Filis  ka shprehur mospajtim me aktin e Kostandin Kacifës gjatë një deklarate për një televizion të shtetit fqinj.

Loading...

“I vetëshpalluri shpëtimtar” e quan ish-ministri grek 35-vjeçarin Kacifa, minoritari i vrarë gjatë një aksioni të policisë për kapjen e tij në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

“Kur një person shkon në një vend të huaj me kallashnikov dhe valëvit një flamur të huaj, në Jug të Shqipërisë dhe jo në “Epirin e Veriut” siç e quajmë ne, çfarë prisni?”, ka deklaruar Filis.

Ish ministri grek përsëriti më pas se “është Jugu i Shqipërisë, jo Epiri i Veriut. E them përsëri dhe dëgjoni fjalët e mija. Territoret shqiptare janë në sovranitetin shqiptar, dhe pakicat greke jetojën aty. A e imagjinoni një turk që të vijë në Traki, të ngrejë flamurin turk dhe të qëllojë? Çfarë të themi?”, kjo ka qenë deklarata e fortë e politikanit grek Nikos Fils, që duket se s’kanë patur guximin ta bëjë asnjë politikan në Tiranë.

Filis dënoi aktin e Kostandin Kacifës duke e quajtur një “shpëtimtar i pakërkuar”.


 
Loading...