Disa thonë se kanë më shumë frikë të flasin para të tjerëve, sesa nga vdekja. Por pavarësisht se si ndihesh, ka arsye të vlefshme se përse duhet të të interesojë të dish të flasësh para të tjerëve. Le të shqyrtojmë disa nga arsyet dhe të shohim se si mund të bëhesh një orator i zoti.

Loading...

Oratoria është një aftësi që i duhet kujtdo. Kështu thotë edhe reklama. Herët a vonë, mund të të kërkohet të flasësh para një auditori. Pikësëpari në shumë shkolla nxënësit nxiten të flasin para publikut.

 Ç’është e vërteta, oratoria është e dobishme në një larmi punësh, duke përfshirë gazetarinë, administrimin, marrëdhëniet me publikun dhe shitjet.

Prandaj, po të mësosh të flasësh bukur, mund të përfitosh shumë. Gjithsesi ende mund të ndihesh në ankth kur mendon se do të dalësh para një publiku. A ka ndonjë mënyrë për të mposhtur emocionet? Po, ka. MekuliPress u sellë disa mënyra që ti duhet ti respektosh nëse ke dëshirë të bëhesh folës i zoti:

1. Mposhte frikën – Nuk ka nevojë të jesh i shkëlqyer ose i përsosur për t’ia dalë mbanët. Kur flet para të tjerëve, synimi është ky: t’i japësh publikut diçka me vlerë.

2. Përqendrohu tek ajo që do të thuash, jo te vetja ose tek ankthi.

3. Mos e mendo fjalimin si një shfaqje. Merre si një bisedë. Po, përpiqu të flasësh me publikun, jo me të gjithë grupin njëherësh, por me individët që bëjnë pjesë nëpublik, siç do të bëje në një bisedë të zakonshme. Trego «interes personal» të vërtetë për publikun dhe fol me të siç flet normalisht. Sa më bisedor të jetë i foluri, aq më i qetë do të jesh. Një arsye tjetër e zakonshme që të shkakton ankth është frika se mos bën figurë të keqe ose frika se mos publiku do të të shohë me sy kritik.

4. Mbaj një qëndrim pozitiv. Nëse është e mundur, përpiqu të përshëndesësh disa nga publiku kur hyjnë në sallë. Përpiqu t’i shohësh si miq, jo si armiq.

Pra, shkurt e shqip:

  • Thuaje materialin me fjalët e tua. Binde veten se ajo që do të thuash është e dobishme. Nëse ti mendon se ajo që do të thuash është e rëndësishme, edhe publiku do të mendojë kështu.
  • Përpiqu të zgjedhësh një temë që të pëlqen. Kjo do të ndihet gjatë pjesës që do të mbash.
  • Merr frymë thellë, dhe kjo të ndihmon të qetësoheni.
  • Mos ki frikë të qeshësh me veten. Çdo njeri bën gabime. Ti vetëm përpiqu me të gjitha forcat .

Këshillë e fortë: Përgatit pjesën shumë më përpara dhe kështu ke kohë për ta provuar. Përveç kësaj, mos u dorëzo./MekuliPress.info/


 
Loading...