Jashtëqitja është një tregues i saktë i shëndetit tuaj, tregon nëse keni probleme apo jo. Mjekët japin disa këshilla dhe ju ftojnë të jeni më të vëmendshëm  ndaj jashtëqitjes, në mënyrë që të kuptoni nëse organizmi po funksionon siç duhet apo jo.

-Nëse dilni jashtë me vështirësi, ky është një tregues se organizmi juaj ka më shumë nevojë për fibra. Në këtë rast këshillohet të përdorni  produktet që përmbajnë një përqindje të lartë fibrash. Drithërat dhe nënproduktet e tyre janë një zgjidhje shumë e mirë për këtë problem.

-Nëse dilni jashtë shpesh por lehtësisht atëherë kjo tregon një diarre të lehtë. Në një rast të tillë duhet ta ulni përdorimin e fibrave në dietën tuaj.

-Nëse keni një jashtëqitje normale atëherë organizmi juaj funksionon normalisht.

-Nëse dilni jashtë shpesh dhe jashtëqitja është e lëngshme, atëherë mund të jeni duke vuajtur nga diarreja e theksuar. Nëse këto simptoma nuk zhduken për dy ditë, atëherë duhet të drejtoheni dhe të konsultoheni me një specialist.

-Nëse dilni jashtë rrallë dhe me vështirësi, atëherë mund të jeni duke vuajtur nga kapsllëku. Sipas specialistëve normalisht një njeri duhet të dalë jashtë një herë në 1-2 ditë. Nëse vini re një problem të tillë këshillohuni menjëherë me një mjek.

Ekspertët këshillojnë të pini sa më shumë ujë, pasi uji ndihmon organizmin të punojë më mirë.