Të akuzuarit në rastin e Kumanovës lëshuan sallën e Gjykatës duke bojkotuar procesin gjyqësor.

Të akuzuarit u irrituan në momentin kur Gjykatësja Verka Petrovska u kumtoi se kërkesa e tyre për përjashtimin e trupit gjykues dhe prokurorit është refuzuar.

Loading...

Secili prej të akuzuarve kërkoi veç e veç të merr fjalën duke akuzuar gjykatën për nacionalizëm , dirigjime politike dhe kundërshtim të së vërtetës. Të akuzuarit i thonin gjykatësit se ajo qëllimisht nuk lejon të dal e vërteta dhe këtë e ka dëshmuar me refuzimin e të gjithë dëshmitarëve dhe provave kur përfshihen pushtetarët.

Në momentin që atyre u kërkua që të ulen, ata refuzuan andaj edhe gjykatësja u urdhëroi që të lëshojnë sallën nëse nuk dëshirojnë të dëgjojnë.

Për momentin gjykata ka dhënë një pauzë të shkurtër pasi që salla e gjykatës thuajse u zbraz nga të akuzuarit, të cilët policia me pranga në duar i largoi nga salla.

Loading...