Koalicioni i lidhur ndërmjet PDK-së AAK-së dhe Nismës, ka marr emrin edhe si koalicioni i “krahut të luftës”.
Ish themeluesi i LPK-së Ibrahim Kelmendi, këtë emërtim e quan spekulativ.
Sipas tij, ky koalicion, ka përbërje heterogjene, andaj edhe nuk mund të emërtohet si i tillë.
“Identifikimi i PDK-së, AAK-së, Nismas si krah i luftës është tepër spekulativ dhe shpërdorues. Ato kanë përbërje heterogjene, prandaj nuk janë “krah lufte”. Nuk janë as parti politike, por janë banda të disa banditëve kryesorë, dhe të pak mercenarëve të tyre, siç janë edhe LDK-ja dhe AKR-ja”, ka thënë Kelmendi për Mekulipress.
Kelmendi, ka theksuar se Kosova nuk është qeverisur nga njerëzit e luftës, por nga , por nga komplotistët e profiterët e luftës.
“Për LVV nuk kam informacion, meqë është në proces të profilizimit si parti. Kosova nuk është qeveris asnjëherë nga njerëzit e luftës, por nga komplotistët e profiterët e luftës, është kap nga këto banda. Fatkeqësisht as kësaj radhe nuk ka për tu qeveris nga njerëz që e duan Kosovën si shtet të mirfillët të qytetarëve të saj, por e duan si mundësi për ta plaçkitur”, ka potencuar Ibrahim Kelmendi.
Krejt në fund, për MekuliPress, Kelmendi ka thënë se, fatkeqësisht Kosova nuk i ka as mundësit ti ndodh fenomeni Macron i Francës (zgjedhja presidenciale), i cili ndëshkoi dy partitë tradicionaliste, meqë ishin burokratizuar në ato për përmasa, sa që qytetarët nuk i ndien më si të tyre, prandaj votuan kandidatin e pavarur Macron.

 
Loading...