Gjykimi i rastit Kumanova, nga Gjykata e Shkupit ka dëshmuar që ekziston politika antishqiptare e shtetit të Maqedonisë.

Loading...

Kështu thotë kreu i Ballit Kombëtarë Demokrat, Gazmend Islami, i cili ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që Kosova të shtrinë ndikimin e saj në këtë rast dhe të bëhet një rigjykimin i drejtë dhe i paanshëm.

“Dënimi i 37 të akuzuarve lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit te vitit 2015, në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë ku shumica e tyre ishin ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 7 prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm, dhe tjerët me rreth 8 shekuj burgim, shihet si e padrejtë dhe e papranueshme”, thuhet në letrën e Islami drejtuar krerëve të shtetit të Kosovës, shkruan MekuliPress.info

Islami kërkon që edhe shpenzimet e avokatëve të grupit të Kumanovës të merren përsipër nga Qeveria e Kosovës.

Lexojeni letrën e Islamit dërguar krerëve të shtetit të Kosovës:

Drejtuar: Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit!

KËRKESË

Lënda: Rasti Kumanova

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat shpreh shqetësimin e saj lidhur me gjykimin e rastit Kumanova, ku gjykata e Shkupit e dëshmoi përsëri që ende ekziston politika antishqiptare e shtetit Maqedonas. Ky gjykim shihet si shkelje e të drejtave te njeriut, dhe si nje proces i montuar politiko-gjyqësor. Dënimi i 37 të akuzuarve lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit te vitit 2015, në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë ku shumica e tyre ishin ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 7 prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm, dhe tjerët me rreth 8 shekuj burgim, shihet si e padrejtë dhe e papranueshme.

Partia e Balli Kombëtar Demokrat, përmes kësaj kërkese drejtuar Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, kërkon që shteti ynë të shtrin ndikimin e tij që të ketë një rigjykim në rastin “Kumanova”, e kjo të bëhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve dhe vlerësimeve të paanshme nga ta. BKD nuk e sheh si të drejtë gjykimin e fundit për rastin “Kumanova” dhe shpresojmë që kjo kërkesë të merret parasysh dhe të fillojnë sa më parë procedurat për rigjykim.

Qeveria e Kosovës të marrë shpenzimet e Avokatëve të grupit tanë që po mbahen në burgjet e Maqedonisë, shpresojmë që Qeveria të marrë të gjitha masat në mënyrë që të arrihet një pajtim me Qeverinë e Maqedonisë që të ketë rigjykim të drejt e të paanshëm dhe të merren parasysh faktet që quan djemtë tanë atje, këta meritojnë drejtësi, këta nuk ishin për luftë, aty shihet qartë që ishin të manipuluar nga shërbimet e huaja. Ne si shoqëri por dora e shtetit duhet të ndihet pranë tyre sepse është edhe obligim kushtetues.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, presim mbështetjen e juaj për rastin,

Me respekt,

Kryetari i OBKD-së, Gazmend Islami

Image

 
Loading...