Vetëbesimi është dhurata më e mirë që një prind mund t’ia dhurojë fëmijës.

Carl Pickhardt, psikolog dhe autor i 15 librave për mënyrën e të rriturit fëmijë, ka thënë se një fëmijë i cili nuk ka vetëbesim do të jetë hezitues të provojë gjëra të reja apo sfiduese sepse ndihen të frikësuar nga dështimi ose nga ajo se do t’i zhgënjejnë tjerët.

Kjo mund t’iu shkaktojë atyre problem në të ardhmen dhe t’i parandalojë të kenë një karrierë të suksesshme.

“Armiqtë e vetëbesimin janë dekurajimi dhe frika”, ka thënë ai.

Fatmirësisht, vetëbesimi është diçka që mund ta inkurajoni edhe në vitet e hershme të fëmijës përmes metodave të duhura të edukimit.

Sipas tij, këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të rritni një fëmijë me vetëbesim të lartë dhe, rrjedhimisht, të suksesshëm.

1: Vlerësojeni përpjekjen e fëmijës pavarësisht se a ka humbur apo fituar. Fëmija nuk duhet të ndihet i turpëruar sepse ka provuar diçka

2: Inkurajoni fëmijët të investojnë kohë në atë se çfarë janë të interesuar. Pra mundësojani fëmijëve ta praktikojnë atë çfarë duan dhe të aftësohen në diçka.

3: Lërini fëmijët t’i zgjidhin problemet vet, përndryshe nëse ju ia zgjidhni gjithmonë problemet, fëmijët asnjëherë nuk do t’i zhvillojnë aftësitë apo vetëbesimin për t’i zgjidhur problemet vet.

4: Ndihmojuni ta kuptojnë faktin se nuk mund të jenë miq me gjithë

5: INKURAJOJENI KURESHETJEN – Ndonëse pyetjet e pafundme të fëmijëve mund të jenë të bezdisshme ndonjëherë, atë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës, prandaj gjithmonë mësojeni fëmijën të pyet kur nuk ka diçka të qartë.