Ministri në ikje i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po mundohet t’i rehatojë rreth 80 militantë të LDK-së në prag të këtyre zgjedhjeve.

Loading...

Vetëm tetë ditë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale, Ministria e Kulturës ka hapur 58 konkurse për angazhim të punonjësve në këtë dikaster qeveritar.

Gjithashtu, vetëm dy javë më herët, Ministria e Kulturës kishte angazhuar edhe 16 punonjës të tjerë.

Gazeta Fjala ka siguruar listën e 84 punonjësve të Ministrisë së Kulturës, ku rreth 80 prej të cilëve ishin angazhuar pasi që Shala kishte marrë nën udhëheqje këtë dikaster qeveritar.

Këtyre punonjësve u ishte shkëputur kontrata njëherë pas vërejtjeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për shkak të cilësimit të tyre si “Rekrutime të parregullta”.

Të gjithë këta ish-militantë të Kujtim Shalës, që tani janë duke vrapuar pas fushatës së tij, janë duke u rikthyer sërish në punë aty, përkundër parregullsive.

Ky veprim i Shalës për të rehatuar militantë politikë dhe familjarë të tij, dje është kritikuar edhe nga subjektet e tjera politike.

 


 
Loading...