Fadil Geci, gjatë ditës së sotme në faqen e tij në facebook, ka shkruar se komunikatën numër  59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm kundër vëllait të tij, Ganisë, e ka shkruar presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Loading...

Ai ka treguar tre dëshmitarë, që sipas tij ia ka treguar Milaim Zeka.

“Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi 2.) Rexhep Selimi 3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du m’e ja fut“. Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi”, ka shkruar ndër tjerrsha Geci.


 
Loading...