Gruaja e njërit prej burrave më të pasur të Norvegjisë ka humbur. Kërkohen para për ta liruar, citon mediat norvegjeze e pavarura, MekuliPress.info

Anne-Elisabeth Falkevik Hagen (68) është zhdukur që nga fundi i tetorit të vitit të kaluar. Ajo ka 10 javë që është zhdukur nga shtëpia e saj jashtë Oslos. Në të njëjtën kohë mësohet se persona të panjohur kanë paraqitur kërkesa konkrete për ta liruar gruan, kërkesë e cila duhet të paguhet në monedhë kriptovalutore. Shuma që kërkojnë rrëmbyesit është 9 milion euro.

Loading...

Gruaja është e martuar me investitorin Tom Hagen (68 vjeç), i cili është ndër personët më të pasur të Norvegjisë. Ai ka fituar shumë me shitjen e pasurive të patundshme dhe të energjisë, dhe sipas Kapitalit ai ka një pasuri prej 1.7 miliardë korona norvegjeze.

Sipas gazetës Aftenposten, policia e ka hetuar rastin në fshehtësi të plotë, citon MekuliPress. Gazeta norvegjeze, ndër tjerash, shkruan se ka pasur kontakte me rrëmbyesit përmes një platforme digjitale. Përveç kërkesës për para nga ana e rrëmbyesve, janë bërë edhe kërcënime për atë që do të ndodhë, nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet.

Në ndihmë policisë së Oslos u janë afruar Kripo, Policia për krimet ekonomike, Europoli dhe Interpoli./MekuliPress.info/


Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet, Privat
Loading...