Lidhur me situatën politike në Maqedoni,e ku ngjarje e ditës është vendimi i Lëvizjes Besa që të mos merr pjesë në qeverinë e Zaevit por të mbetet me shqiptarët, ka reaguar edhe shkrimtari Kim Mehmeti. Sipas tij, Lëvizja BESA i bënë të mburren shqiptarët e Maqedonisë, ngaqë u tregoi sunduesve maqedonas se ka arritur një gjeneratë e re politikanësh shqiptarë, politikanë që nuk pranojnë të jenë vetëm vasalë të sunduesve maqedonas.
“Lëvizja Besa sot më ka bërë të ndjehem mburrshëm: u tregoi sunduesve maqedonas se ka arritur gjenerata e politikanëve shqiptarë që sheh edhe përtej ambicieve personale dhe që, të mirën e popullit nuk e barazojnë me punësimin e tyre si burrështetas, pa pasur shtet! Pra i treguan edhe LSDM’së – njësoj si deri dje VMRO-DPMNE’së- se nuk mundet Maqedonia të drejtohet sipas parimit se vetëm shqiptari i korruptueshëm është i dobishëm për shtetin! Andaj edhe sikur të mos arrijnë asgjë më shumë se kaq, BESAtarët duhet të mburren me të vërtetën se janë të parët që treguan se, jo çdo shqiptarë shitet për një post ministror!”, shkruan Kim Mehmeti.


 
Loading...