Popullsia masive e Kinës dhe përparimi i shpejtë i internetit në shekullin e 21-të kanë bërë që kinezishtja dhe gjuha angleze të dominojnë planetin me nga 1.1 miliardë folës secila. Megjithatë kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt edhe pse gjuha që do t’u zërë vendin numëron sot vetëm 284 milionë folës.

Loading...

Një studim i fundit zbulon se deri në vitin 2050 gjuha franceze do të jetë më e folura në botë, falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.

Krahas Francës, frëngjishtja flitet edhe në ish-kolonitë si Maroku, Tunizia, dhe Algjeria, si dhe në 28 shtete të tjera, të cilat kanë kombet me rritjen më të shpejtë në botë. Në Afrikë, frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian.

Një bum demografik në këto shtete afrikane mund të rrisë përqindjen e folësve francezë në botë nga 3 për qind sot në 8 për qind deri në vitin 2050.

Ndërkohë, Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht.

Edhe pse ky parashikim është shumë optimist për frankofonët, duhen marrë në konsideratë se kalimi drejt gjuhës më të folur në botë do të jetë i vështirë, duke marrë parasysh bashkëekzistencën e disa gjuhëve si në Belgjikë apo vendet afrikane. Një presion i fortë do të vijë edhe nga popullariteti në rritje i internetit, pjesa më e madhe e të cilit ka përmbajtje në anglisht, si dhe rritja e fuqisë ekonomike të Kinës.


 
Loading...