Esat Mekuli, pasi që shkroi një poezi në revistën “Granit” të Podgoricës, në vitin 1935, u shigjetua nga policia e serbe e kohës. Së shpejti ai do të mirret në polici. Ishte vetëm 19 vjeç! Arrestohet, kërcënohet dhe ofendohet, por nuk frikësohet, shkruan MekuliPress.info

Loading...

Ja çfarë shkruan biri i kombit, Esat Mekuli, në kujtimet e tij për këtë takim të parë me policinë serbe:

“Pikërisht atëherë, një ditë, në derën e dhëndrit dhe të motrës sime, ku banoja, u duk një xhandar. Më kërkonte mua, dhe natyrisht më mori; unë përpara, ai pas, në përfaqësinë e policisë.
Eprori i përfaqësisë, në uniformë teget dhe me shpatën e artë në brez, qëndronte ulur pranë tavolinës, duke shfletuar një libër dhe duke mos çarë kokën për praninë time. U tunda kur ai kërceu rrëmbyeshëm dhe ma futi nën hundë revistën e njohur me poezinë time:

Ç’është kjo? Kush je ti të shkruash poezi komuniste? Ta shqetësosh popullin e qetë?…Kemi ne të tillë, mjaft, por ata janë tanët — lehtë do t’ia dalim me ta. Për ty s’ka vend këtu. A po kupton, qyrravec! Dije dhe, ngulite mirë në kokë: do të të vrasim si një klysh! – gërthiti ai dhe deshi të më godiste, por në momentin e fundit u përmbajt.

Shporru, mos të të shoh më këtu, bir pagani! Kjo ishte vërejtja dhe njohuria e parë se të shkruja nuk ishte mahi. Ky, pra, ishte konflikti im i parë me ligjin.

 

Esat Mekuli u morr në policinë e pushtuesve për shkak të vargjeve të mëposhtme, me titull “Përshëndetje:

Shokë, fitorja është e jona, se ne jemi vetja që po vjen,

fuqia që po rritet nga gjku, nga nevoja për fitore;

fuqia që do të shpërthejë si vullkan, me

bubullimë që botën ka me e tundë-

tue rrënue gjithcka asht kalbë,

me rrënë e mashtrime kurdisun,

n’humnerën e pafundë, në lamtumirën e mbrame!

/Esat Mekuli, Jeta e Re, nr 5, Prishtinë 1981/MekuliPress.info/


 
Loading...