Nora Gjakova është siguruar që Kosova të mos kthehet pa medalje nga Grand Slami Abu Dhabi, që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi të shtunën e siguroi një vend në finale ku do të luftojë për medalje të artë.

Kosovarja e mposhti me Ippon xhudisten nga Taipej Chen-ling Lien në gjysmëfinale duke e siguruar të paktën medaljen e argjendtë për vendin në këtë turne.

Loading...

Në finale për të artën, Gjakova përballë do ta ketë xhudisten ruse, Anastasiia Konkina, në kategorinë -57 kilogramë.


 
Loading...