Kosova as në raundin e dytë nuk ka marrë 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Votimi është bërë në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë.

Loading...

Votimi i parë ishte me 76 shtete pro, 56 kundër dhe 22 nga ato kanë abstenuar.

Para se të votohej kanë mbajtur fjalim përfaqësuesit e 24 shteteve ku Pakistani dhe Guajana janë shprehur pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor, duke kundërshtuar kështu lobimin serb kundër Kosovës. Po ashtu pro Kosovës janë deklaruar edhe Turqia dhe Arabia Saudite.

Ndërsa kundër kanë qenë Maroku dhe Rusia.

Për t’u anëtarësuar në Interpol Kosovës i duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm.

Loading...