Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka deklaruar se është shumë i rëndësishëm qëndrimi gjerman për çështjen e Kosovës, por sipas saj Bashkimi Evropian është një bashkësi e anëtarëve të barabartë, dhe rikujtoi se pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kryeparlamentarja serbe,  në një intervistë për “TV Prva”, tha se duhet marrë shumë seriozisht deklaratën e deputetit të Bundestagut Gjerman Peter Beyer, se “Serbia duhet de jure ta pranojë si shtet sovran Republikën e Kosovës, përndryshe nuk do të hyjë në BE, sepse Gjermania është ndoshta anëtari më i rëndësishëm i BE-së”.

Loading...

“Megjithatë, ka shumë vende që nuk e ndajnë mendimin e Gjermanisë, Spanja braktis çdo takim ku është Kosova, me ose pa yje [fusnotë]. BE është një bashkim i shteteve të barabarta dhe pesë shtete nuk do të votojnë për këtë. Serbia nuk do që për një copë karotë të mendojë për njohjen e pavarësisë së një pjese të territorit të saj “, tha Gojkoviq.

Sipas saj, çështja e rëndësishme është arsyeja pse vazhdimisht është duke bërë presion mbi Serbinë për të zhvilluar dialogun, në qoftë se gjithçka është zgjidhur, por është pozitive edhe fakti se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë në historinë e re, kanë “një qëndrim më të balancuar”.

“Zyrtarët e tyre, kur vijnë në Serbi thonë se duhet të bisedohet dhe të gjendet  një kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kjo do të thotë se situata më nuk është  bardh e zi”, tha Gojkoviq.

Lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, të bërë në Qeverinë e Serbisë, se Kosova është shtet i pavarur, tha se ajo nuk është shqetësuese deklarata e tij, por mos reagimi ndaj saj.

Siç tha ajo, Zëvendëskryeministrja Zorana Mihajloviq ka qëndruar aty dhe nuk ka reaguar.

“Ajo është dashur të reagojë. Të marr mikrofonin dhe t’i përgjigjet, ashtu siç bëri më vonë kryeministrja Ana Brnabiq. Mendoj se nuk është në rregull që të mos u përgjigjeni fyerjeve të ambasadorit amerikan në mes të Qeverisë së vendit tuaj, e jo të qëndroni të nemitur”, Gojkoviq.


 
Loading...