Kërkesat për t’i bojkotuar produktet e Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje i kishte pasur qysh vite më parë.

Përkundër se qeveria vuri taksë 100% ndaj produkteve serbe, VV-ja një gjë të tillë e kërkonte në vitin 2011.

Loading...

Madje në disa raste ata ndalimin e produkteve serbe, e bënë edhe me dhunë.

Në disa aksione me radhë, gjatë muajit tetor të vitit 2011 kjo parti kishte rrotulluar disa kamionë me mallra serbe.

Një aksion ishte mbajtur më 21 tetor të vitit 2011. Në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin “Lupç”, aktivistët e Vetëvendosjes kishin rrotulluar një kamion që po transportonte material ndërtimor.

Në njoftimin e asaj kohe, VV-ja merrte përgjegjësinë për rrëzimin e këtyre kamionëve.

“VETËVENDOSJE! ndërmori një aksion kundėr mauneve me mallra të Serbisë”. Aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme”, thuhej në kumtesën e Vetëvendosjes.

Ndaj këtyre aktiviteteve, Policia e Kosoës pati arrestuar disa herë aktivistë të VV-së.

Me këtë kauzë, partia e Albin Kurtit pati organizuar edhe protesta në dy pikat kufitare me Serbinë: Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Ky vendim është përkrahur në Kosovë, por e kanë kundërshtuar ashpër Serbia, Bosnja dhe BE-ja. Tani po e kundërshton edhe presidenti Thaci.

Kamioni me mallëra serbe i penguar nga Lëvizja Vetëvendosje!

Kamioni me mallëra serbe i penguar nga Lëvizja Vetëvendosje!
Loading...