Hemangioma infantile është tumori më i zakonshëm beninj te fëmijët. Ajo shpesh regreson në vetvete, por në disa raste mund të japë probleme. Shkaqet janë ende të panjohura, por hipoteza është një përzierje e faktorëve që predispozojnë fëmijët të preken: seksi femëror, mosha e avancuar e nënës dhe lindjet e parakohshme. Pas shfaqjes fillestare, ajo ndjek një fazë proliferative që zgjat 6-8 muaj, por ndonjëherë mund të zgjatet deri në 20 muaj. Pastaj hemangioma stabilizohet, bën regres spontanisht brenda pak vitesh.

Loading...

Ndonjëherë mund të bëhet e rrezikshme: Megjithatë, në rreth 10-12% të rasteve, vendndodhja e plagës mund të çojë në komplikime të rënda. Për shembull, në qoftë se janë të lokalizuara në zona të ndjeshme të tilla si qepallat, veshët, hunda, goja apo në zonën urogjenital, ajo mund të ndërhyjë në funksionet normale, apo edhe rrezikojë jetën. Në këto raste, diagnoza dhe fillimi i trajtimit duhet të bëhet në kohë.

Rezultate pozitive me propranolol: Për dekada me radhë, ilaçet e përdorura për trajtimin e këtij problemi përdoreshin për arsye të ndryshme nga ajo që shkruhej në ambalazh. Rezultati terapeutik varionte nga 30 në 70% të rasteve dhe mund të kishte efekte anësore serioze. Tani përdorimi i propranololit mund të frenojnë përhapjen e hemangiomës dhe të përshpejtojë regresin në 90% të rasteve, ajo ndryshoi menaxhimin e sëmundjes. Siguria dhe efikasiteti janë verifikuar përmes një studimi prej 460 fëmijëve në 16 vende.

Nevojiten qendra multidisiplinare: Bashkëpunimi, diagnoza e hershme dhe përdorimi i propranololit janë çelësi për të luftuar këtë sëmundje. Është i nevojshëm, sipas specialistëve, ndërtimi i një rrjeti të qendrave të specializuara multidisiplinare në të cilat të punojnë së bashku profesionistë (mjekë dhe infermierë).

Ndikimi psikologjik: Sipas një studimi ndërkombëtar, më shumë se 70% e prindërve të fëmijëve të prekur deklaruan se hemangioma kishte një ndikim të madh psikologjik në jetën e fëmijës dhe familjes.


 
Loading...