Analist politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se Qeveria e re do të formohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, raporton Gazeta Blic.

Loading...

Sipas Spahiut qeveria e re nuk do t’i ketë problemet si qeveria e kaluar.

“Nuk mendoj që ka me pasur problem si herën e kaluar, koalicioni mes PDK-AAK e Nismës do të ketë shumicën e votave do të formojë qeverinë”, tha ai.

I pyetur se a ka gjasë që PDK-ja të përsërit ngjarja si me LDK-në kur ishin në koalicion edhe me AAK-në e Nisma-n, ai tha se këtu dallojnë gjërat sepse marrëveshjen me LDK-në e ka nënshkruar Hashim Thaçi dhe se ky i fundit e ka shprehi gënjeshtrën ndërsa koalicionin me AAK-në e Nisman e ka nënshkruar Kadri Veseli e që sipas tij Veseli ka më shumë integritet.

“Marrëveshjen me LDK-në e ka bërë Hashim Thaçi, këtë marrëveshje e ka bërë Kadri Veseli besoj që deri më tani nuk kemi pasur rastin që Kadria me gënjye publikisht ka më tepër integritet ndërsa Hashimi se ka problem këtë dhe nuk është hera as e parë as e fundit dhe me vet faktin që marrëveshjen me LDK-në nuk e ka bërë Kadria nuk është edhe ndonjë obligim moral që më e mbajt deri në fund”, tha ai.

I vetmi rrezik sipas Spahiut që mund t’i kanoset AAK-së e Nisma-s është se kanë shkuar me numër të madh të deputetëve në listë dhe kjo sipas tij rrezikon që deputetët e PDK-së të dalin në krye të listës ndërsa ata në fund të saj.
Spahiu ka përjashtuar çdo mundësi që Ramush Haradinajt t’i rrezikohet posti i kryeministrit për arsye se sipas tij Kadri Veslit i intereson vetëm të mbajë pushtetin.

“AAK dhe Nisma kanë me qenë të rrezikuara për fajin e tyre për faktin që kanë shkuar me numër të madh të deputetëve në listë dhe kjo rrezikon që deputetët e PDK-së me dalë në krye të listës dhe ata me metë fund të listës. Por përkundër kësaj pavarësisht se sa deputet të Aleancës e të Nismës futën në parlament nuk është interes i liderit të PDK-së që të ndryshoj marrëveshjen sepse ai prej fillimit nuk ka qenë i interesuar për me qenë kryeministër, ai është i interesuar të mbajë pushtetin dhe nëse fiton ky koalicion besoj që Ramushi do të jetë patjetër kryeministër”, ka thënë Nexhmedin Spahiu.

Ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 11 qershor.


 
Loading...