Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë” të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës. Shkrimi është si më poshtë:
“Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.

Loading...

Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, ‘Lahuta e Malcis’, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.

Entuziazmi që i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti. Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.

At. Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris”.


 
Loading...