Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se Qeveria duhet te ishte involvuar në përgatitjen e draftit të statusit të asociacionit dhe jo të kundërshtoj.

Hoti thotë se kryeministri Haradinaj është deklaruar se nuk e ka hapur fare dosjen e statusit të asociacionit.

Sipas ti, ky status duhet të bëhet sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, pasi çdo devijim tjetër është antikushtetues.

“Qeveria do te duhej te ishte e involvuar ne pergatitjen e draftit te statutit te asociacionit, e jo te kundershtoje tash sikur ky draft te ishte pergaditur nga dikush i huaj. Lenja e ketij procesi pas dore e ka sjellur kete situate.

Kryeministri deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit te asociacionit. Tash ballafaqofet me probleme.

Statuti vetem sipas opinionit te Gjykates Kushtetuese, cdo devijim eshte antikushtetues dhe i papranurshem”, shkruan Hoti në facebook.