“O Zot të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi…”. Kjo është pjesa e letrës së shkruar, para se të ipte frymën e fundit për çlirimin e Kosovës nga falangat serbe, nga dëshmori i UÇK-së, Gëzim Hamza.

Për ironi letra e dëshmorit të UÇK-së është publikuar pikërisht në të njëjtin ditë kur Kuvendi i Kosovës miratoi themelimin e Gjykatës Speciale (Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër themelimit të saj), që do të mirret me gjykimin e “krimeve” të kryera nga UÇK-ja gjatë viteve të luftës, shkruan MekuliPress.info

Loading...

Beteja e Rahovecit, ku mbeti i vrarë Gëzim Hamza, u zhvillua nga data 17 deri më 26 korrik të vitit 1998. UÇK-ja sulmoi dhe çliroj qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth. Gjatë luftimit me forcar serbe u vranë 47 persona, më shumë se njëqind serbë u morën peng.

Letra është e shkruar nga dëshmori i luftës pak çaste para vdekjes, Gëzim Hamza, i cili njihej me pseudonimin “Piktori”. Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe humbi jetën në fushëbetejën e Rahovecit në korrik të vitit 1998.

Pasi ka mbetur i plagosur, Hamza ka shkruar një letër me amanetet e fundit drejtuar shokëve dhe familjes së tij. Në letër ai flet për vështirësitë e luftës, për shokët e vrarë, dhe u kërkon fëmijëve të tij që të luftojnë për pavarësinë e Kosovës, ashtu si i ati.

Gëzim Hamza e ka shkruar letrën pasi është plagosur dhe pak çaste para se të ndërronte jetë. Letra është e njollosur me gjak, fakt që dëshmon edhe autenticitetin e saj. Ajo është e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, ushtari me pseudonimin “Piktori” u drejtohet shokëve, ndërsa në pjesën e dytë, familjes së tij.

Më poshtë mund të lexoni letrën me plot gjak të dëshmorit Hamza.

Pjesa e parë:
“Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur. A thua ne shqiptarët jemi popull i nëmur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.
Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kam disa shokë dhe kolegë të mi, që në këtë moment zemrën e kam te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.
O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë, as që bëre OF. Shoku im i dashur e kam nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kam kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pamvarsinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment. Nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë ç’ka ka prej nesh trima mbi trima kurrë nuk dorëzohemi.

“PIKTORI” Pjesa e dytë 
“O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi. O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas. Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit. Babushi”.
MekuliPress.info


 
Loading...