Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot, para hapjes së fushatës në qytetin e Gjilanit, dikush është munduar që t’ua dështoj tubimin. Kjo pasi që dikush e ka prerë kabllon e internetit që aktivistë të VV-së e kishin vendosur në vendin ku do të mbahet tubimi.

Kjo përbën edhe shkelje të Kodit të mirësjelljes së subjekteve politike dhe Rregullave të KQZ-së. Kjo vepër quhet Çrregullim i tubimeve të subjekteve politike dhe është e denueshme me gjobë prej 10.000 deri në 30.000 euro.

Loading...

“Koalicionet e frikës i ka zënë paniku. Dikush e ka prerë kabllin e internetit që siguronte lidhjen për tubimin tonë hapës në Gjilan. Pra, imagjinojeni deri ku ka arritur frika e kundërshtarëve, që as në debate s’po vijnë e tani duan të na pengojnë tubimet. Kjo është shkelje e Kodit të Mirësjelljes së Subjekteve Politike, si dhe e rregullave të KQZ. Përveç kësaj është gjest prej humbësish. Ne nuk na ndalin këto vogëlsira. Tubimi ka me qenë madhështor”, shkruan zyrtarja për media e VV-së, Tinka Kurti.

Image

Image

Image 

Image 
Loading...