Ka bazë juridike që Maqedonia të kërkojë ekstradim nga Hungaria të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, e ajo është Konventa evropiane për ekstradim, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Kërkesa për ekstradim po përgatitet dhe po mblidhet dokumentacioni i nevojshëm dhe pritet në kohë sa më të shkurtë të dërgohet në Hungari.

Gruevski, pas arratisjes që vijoi pasi duhej të paraqitet në vuajtjen e dënimit dyvjeçar me burg për furnizim të “mercedesit luksoz” qeveritar, këroi azil politik në Hungari.

Loading...

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë hapur dy hetime, shkruan Tetova Sot.

Me to duhet të konfirmohet se si ka ikur Gruevski dhe nëse dikush nga policia i ka ndihmuar, pas çka pritet ë MPB-ja të prononcohet me hollësira.

Deri tani, MPB-ja e Maqedonisë dhe Prokuroria nuk janë prononcuar me informata zyrtare për arratisjen dhe lëvizjen e Gruevskit dhe për atë se ku janë lëshimet në tërë rastin.

Ajo që deri tani dihet për rutën nëpër të cilën ka lëvizur Grueski, e për çka konfirmim arriti nga policia shqiptare, është se ai ka qenë në territorin shqiptar dhe prej aty nga vendkalimi Hani i Hotit ka ikur në Mal të Zi.

Zëdhënësi i policisë shqiptare për AFP-në deklaroi se Grueski në Shqipëri padyshim ka hyrë ilegalisht në këmbë, duke theksuar se hyrja e tij nuk është regjistruar në asnjë vendkalim kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Nga Shqipëria ka hyrë në Mal të Zi, prej ku, sipas mediave serbe dhe malazeze, të cilat iu referohen burimeve diplomatike, ka hyrë në Serbi përmes vendkalimit kufitar Dobrakovë, e prej aty ka shkuar në Hungari.

Një pjesë e mediave të vendit dje e transmetuan edhe informatën e gazetës bullgare “Fokus” se Gruevski e ka braktisur Hungarinë dhe ka ikur në Turqi ose Rusi

Loading...