Për herë të parë, Gjermania do të zbatoj një ligj imigracioni – megjithëse fillimisht vetëm për punëtorët e kualifikuar. Pse është kaq e rëndësishme? Ne kemi ca përgjigjeje në pyetjet kryesore.

Më 19 dhjetor, “ligji për emigrimin e punonjëseve të kualifikuar” do të miratohet në kabinetin federal gjerman, rreth tre muaj më vonë ky ligj do të hyjë në fuqi.

Loading...

Cili është qëllimi?

Ligji synon të lehtësojë emigracionin e punëtorëve nga të ashtuquajturat vende të treta – vende që nuk i përkasin BE-së. Duke pasur parasysh tendencat demografike, Gjermania parashikohet të mbështetet gjithnjë e më shumë tek këta punëtorë, mundësisht me kualifikime deficitare.

Pse ligji është i rëndësishëm?

Është ligji i parë i tillë në Gjermani. Për dekada, politikanët gjerman, veçanërisht ata konservatorë, mohuan se Gjermania është një vend caku i emigrimit. Se tema ka potencial të mëtejshëm për debat e konflikt ndërpartiak, tregon vet Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) i cili ushqeu debatin mbi Paktit e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.

Sidoqoftë, të paktën në lidhje me emigrantët e kualifikuar, komuniteti i biznesit ka arritut ta bind politikën për një ndryshim të kursit të deritanishëm. Për herë të parë ligji tani ka për qëllim të përcaktojë në mënyrë njësuar se çfarë janë profesionistët në këtë kontekst – nga ata të natyrës profesionalo-teknike e deri në atë akademik.

Kush duhet të vijë tani në Gjermani?

Në thelb të gjithë ata që janë të kualifikuar mirë dhe kanë një kontratë pune që e përfshin profesionin e kërkuar. Deri më tani një gjë e tillë parashihej vetëm për profesionet e kërkuara nga industria e tekonologjisë informative. Për profesionet e tjera, deri me tani së pari duhej të sqarohej nëse një punëtor nga Gjermania ose një shtet tjetër i BE mund të merrte përsipër atë vend të punës dhe tek atëherë vinte në shprehje një aplikues nga vendet e treta.

Edhe profesionistët me aftësim profesional shkollor që kërkojnë punë dhe nuk kanë kontratë pune, mund të hyjnë në shtet, me aplikim përkatës, për gjashtë muaj dhe në këtë kohë të kërkojnë punë. Gjatë kësaj kohe, lejohet një punë provuese deri në dhjetë orë në javë. Por kjo kushtëzohet, punëkërkuesit duhet të kenë aftësi të mjaftueshme gjuhësore të gjermanishtes për aktivitetin e dëshiruar dhe të jenë në gjendje që ta financojnë jetesën e tyre në Gjermani gjatë kohës së kërkimit të vendit të punës.

Cilat probleme kërcënojnë me zbatimin?

Ligji synon të lehtësojë emigracionin, por në të njëjtën kohë kërcënon të krijojë një burokraci të re – për shembull për njohjen e kualifikimeve profesionale. Deri më tani, në Gjermani për një gjë të tillë përgjegjës rreth mbi 1000 ente të ndryshme nëpër Lande e qarqe administrative.

Është gjithashtu e paqartë se deri në çfarë mase do të kenë sukses. përmirësimet e procesit të planifikuara nga Qeveria Federale.

Në të ardhmen, të gjitha Landet do të jenë të detyruara të krijojnë të paktën një zyrë qendrore për migrim. Kjo do të pasohet nga “procedurat e përshpejtuara për profesionistë”, të cilat ndër të tjera sigurojnë lëshimin më të shpejtë të vizave në shtetet e treta. Për përpunimin e vizave vetëm, sipas projekt-ligjit, pritet që të rriten shpenzime shtesë prej rreth 13.400 orë pune në vit e rreth 3.4 milion euro shpenzime shtesë. Këtu mungon edhe personeli shtesë nëpër ambasada e administratë për detyra të tilla.

Përktheu e përshtati
Alban Ademi,
MekuliPress.info

Burimi: Spiegel, Bundestag

 

Loading...