Londra është tejet e acaruar me BE-në pas kërkesës për dëmshpërblim që lidhet me  Brexit. Sekretari britanik David Davis, përgjegjës për çështjet e daljes nga BE-ja kërcënoi se Anglia do të tërhiqet nga negociatat e Brexit nëse Brukseli kërkon dëmshpërblim në shuma të mëdha.
“Negociatat do të zhyten në kaos. Madje edhe 1 miliard sterlina konsiderohen si” të holla të mëdha”- tha ministri britanik në një intervistë për  The Sunday Times.
Kjo shifër që rrjedh nga publikimi i Financial Times, e cila raportoi se kostoja e Brexit për Londrën mund të arrijë deri në 100 miliardë Euro. Nga ana e tij, Presidenti i Komisionit Evropian ka identifikuar rreth 50 miliardë Euro detyrime. Kostoja e daljes nga BE ka të bëjë kryesisht me pagesa të ndryshme për vitet 2019 dhe 2020, të cilat ishin të buxhetuara për t’u paguar nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministrit britanik iu kërkua të komentojë mbi negociatat e ardhshme të Brexit, të cilat do të fillojnë më 19 qershor, duke pranuar se do të jetë “e vështirë për të dyja palët.”
“E vetmja gjë e sigurtë është se ne do të kërkojmë një ekuilibër midis të drejtave dhe obligimeve tona,” tha ai.
Sa i përket daljes nga BE ai theksoi se “ne nuk duhet të tregojmë se mund të largohemi,  por se ne jemi në gjendje të bëjmë atë”.


 
Loading...