Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila njëherësh është nënkryetare e Parlamentit Evropian, ka njoftuar se ky organ i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së.

Loading...

“Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen në programet e BE-së- një hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunacek në profilin e saj në Twitter.


 
Loading...