Lufta midis Majlinda Kelmendit dhe Odette Giuffridas në finale të kategorisë -52kg në Grand Slam Turneun në Abu Dhabi u ndërpre për shkak të një incidenti, ku e pësoi Kelmendi.

Loading...

Majlinda Kelmendi paraprakisht kishte jo më pak se gjashtë duele me italianin Giuffrida të cilës i ishte shndërruar në ëndërr tmerri.

Insporti raporton se italiania e kishte fituar duelin e tyre të parë më 2013 dhe që nga ajo kohë Majlinda, e ka mundur pesë herë radhazi, kurse kulmi i rivalitetit midis këtyre dy sportisteve ka qenë në Rio, në finalen e Lojërave Olimpike, ku Kelmendi fitoi medaljen e artë duke arritur suksesin më të madh në histori të sportit të Kosovës.

Në finalen e Abu Dhabit, Kelmendi kishte motiv shtesë sepse kjo për të ishte gara e saj e tparë e madhe, pas kthimit nga lëndimi.

Mirëpo, një incidenti i çuditshëm e karakterizoi këtë finale. Kelmendi, e cila u paraqit në finale me hundën e mbrojtur me fllasterë dhe bandazhe për shkak të një lëndimi të mëhershëm, pikërisht pësoi çarje në hundë dhe pësoi gjakderdhje.

Kjo shkaktoi ndërprerjen e luftës, meqë duhej të fshihej tatami dhe të dyja xhudistet duhej të ndërronin uniformat e tyre, raporton Insporti.

Pas lëndimit Kelmendi u kthye në tatami me fytyrën të bandazhuar pothuajse tërësisht dhe “maska” ia vështirësonte frymëmarrjen dhe ia pengonte pamjen.

Përkundër kësja Kelmendi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftojë me italianen, mirëpo, gjyqtarët vendosen ta ndërprejnë finalen për shkak se ishte e pamundur të ndërpritej gjakderdhja, pa u trajtuar më mirë.

Kështu, Giuffrida fitoi me ndërprerje, mirëpo, si një sportiste e vërtetë nuk e festoi fitoren duke e ditur se nuk e mundi kundërshtaren, por kosovarja u detyrua të tërhiqet.

Finalja me Giuffridan ishte sfida kulmore në kthimin e saj në vëmendjen botërore dhe filimin e ngjitjes nëpr rang listë botërore dhe mbledhjen e pikëve të nevojshme për kualifikim në Lojërat Olimpike të Tokios.

Këto gjëra edhe Kelmendi, por edhe trajneri i saj Driton Kuka i dinë shumë mirë dhe kjo ka qenë arsyeja pse është tempuar forma pikërisht për të arritur sukses në këtë turne.


 
Loading...