Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e ka mposhtur xhudisten ruse Yulia Kazarina në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi të shtunën në mëngjes, duke e bërë rikthimin e saj në garat e xhudos, pas plot 14 muajve pauze të detyrueshme shkaku i lëndimit që e pësoi në Kampionatin Botëror 2017 në Budapest.

Loading...

Kelmendi e mposhti Kazarinën në rundin e parë të Grand Slamit të xhudos në kategorinë -52 kilogramë, që po zhvillohet këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një meç shumë taktik, Kelmendi u tregua më agresive dhe kërkuese duke e detyruar garuesen ruse të ndëshkohet me tri joshida që edhe rezultuan në humbjen e saj.

Karolina Pienskowska është kundërshtarja e Majlindës në rundin e dytë.

Fituesja e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike Rio 2016, tani ka kaluar në rundin e dytë të Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi, të Emirateve të Bashkuara Arabe, që mbahet prej 27 – 29 tetor.

Në Abu Dhabi, Majlinda kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.


 
Loading...