Claudio Marchisio thotë se Cristiano Ronaldo e ka ndryshuar stilin e tij të lojës prej se është bashkuar me Juventusin në verë.

Mesfushori i Zenit St Petersburg ka kaluar gjithë karrierën e tij me Bianconerët, ndërsa ka folur para sfidës me Interin.

Loading...

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme”.

“Por kjo është vetëm një ndeshje sepse ka ende rrugë të gjatë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi janë dy skuadra shumë të forta, të cilat synojnë objektiva të mëdha, përballë njëri-tjetrit”.

“Mauro Icardi dhe Ronaldo? Ata gjithmonë i përmbushin pritjet në këto ndeshje të mëdha, edhe pse janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm”.

“Icardi mund të jetë i padukshëm në një ndeshje për 90 minuta, por, siç ndodhi kundër Barcelonës, ai ka nevojë vetëm për një rast për të shënuar. Ai është një nga më të mirat në botë në këtë drejtim”.

“Ronaldo ka ndryshuar stilin e tij të lojës në Itali, ai shpesh vjen ne mes të fushës për të marrë topin. Ai është pjesë e ndërtimit dhe ai është gjithmonë i përfshirë me gola apo asistime. Ai është vendimtar për Juventusin”.

“Ata janë të dy kampionë të mëdhenj, por do të kisha besim tek Giorgio [Chiellini] në këto ndeshje të mëdha”, ka thënë Marchisio.


 
Loading...