Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka sqaruar gjendjen e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.

Për këtë të fundit flitet se kërkon largimin nga Juventus, gjatë merkatos së verës.

Por, Marotta ka këmbëngulur se Higuain nuk ka kërkuar të ikë nga Torino.

Higuain?

Futbollistët e Juventusit nuk janë në shitje deri në momentin kur e kërkojnë një gjë të tillë’, ka thënë Marotta për mediat italiane.

‘Në rastin e Higuain, edhe pse ai është pjesë e kombëtares së tij në Botëror, nuk ka ardhur kurrë një kërkesë e tillë, për tu larguar nga Torino’, është shprehur Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.