Roberto Martinez ka vendosur Eden Hazardin në mesin e lojtarëve më të mëdhenjve të ditëve të sotme.

Trajneri i Belgjikës këmbëngul se vetëm ylli i Barcelonës, Leo Messi dhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të konsiderohen më të mirë se sulmuesi belg.

Loading...

“Në nivel ndërkombëtar, unë kam parë vetëm një lojtar vazhdimisht të luajë në krye”.

“Nëse ju merrni Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, nuk mendoj se ju mund të gjeni një lojtar tjetër vendimtar. Eden fitoi kampionatin me Lillen, një ekip që nuk llogaritej favoritë”, tha trajneri i kombëtares belge.

Theksojmë se një numër i klubeve kërkojnë shërbimet e 27-vjeçarit duke përfshirë edhe Real Madridin.

Ky i fundit raportohet se ka ofruar dy lojtarë, Iscon dhe Kovacicin për të siguruar kontratën e lojtarit.

Ndryshe, kampionët e botës për klube gjithashtu janë të interesuar edhe për lojtarët e PSG-së, Kylian Mbappe si dhe Neymar.

Loading...