Përdorimi i fëmiut si municion, nga partitë politike është i ndaluar. Shfrytëzimi i fëmijëve nga partitë politike, në shoqërit normale demokratike, .është edhe vepër penale, të nderuarē​ lexues.

Loading...

Sapo pashë reklamën televizive të PDK-së. Ishte kjo reklamë që i dedikohet votuesve për të ndikuar tek ata, e që (eventualisht), edhe të votojnë për këta.

Përdorimi i fëmiut dhe i nënës është dhunim. Kjo vepër është e dënueshme edhe me konventa ndërkombëtare. Shfrytëzimi i fëmiut në spote politike nuk është as etike e as profesionale. Nuk është humane!
Kjo reklame johumane partiake e PDK-së paska prekur fort botën shqiptare në përgjithësi. Kjo sjellje e kësaj partie paska tronditur familjen tonë. Kjo mëson fëmiun të gënjejë e të mos jetë vetvehtja!

Të nderuarë lexues,
PDK përmes kësaj filozofie po perdorë fëmiun si municion kundër opozitës. E kjo është e rrezikshme. E kjo, jo vetëm se është e rrezikshme, por kjo është edhe frikësuese dhe kërcënuese, si për mua ashtu dhe për ty.

Reklama e PDK-së ka edhe mungesën e thellë të empatisë. Është e dhimbshme dhe njëkohësisht tragjike se si organizatat e gazetarëve të pavarur nuk treguan aftësi për ta futur veten në jetën dhe ndjenjat e fëmiut. Këta partiak, të veshur me lëkurën e gazetarisë së pavarur, nuk reaguan, por po i bashkëngjiten vagonit të kiqit dhe të shundit kulturor dhe politik.

Kjo mungesë e empatisë ka themelin dhe fillimin në vrapin pas parasë, etjen për vëmendshmëri, status, garë për të përfituar më shumë karierë e më shumë fuqi.
Krim, po e quaj krim të organizuar nga partia që fushatën e ka nisur me togëfjalëshin ” fillimi i ri” .

Etika profesionale e gazetarisë shqiptare, në anën praktike, siç duket ka shumë pak hapësirë për etikë dhe profesionalizëm.
Detyrë e parë e gazetarit dhe gazetares është të tregohet respekt për njeriun, veçanërisht për fëmijët dhe grupet e dobëta të shoqërisë sonë.
Partia Demokratike e Kosovës eshte ajo qē ka nevojë për risocializim kolektiv, e jo nevoja pēr partidemokratizimin e fëmiut dhe të shoqërisë sonë.
Ky videospot i keq e i pashije ka elemente edhe të pedofilisë. A jeni të vetëdishëm për këtë sulm partiak të nderuar qytetarë?


 
Loading...