Mediat sociale janë më të rëndësishme për konsumatorët sesa televizionet, gazetat dhe lajmet në internet, sipas hulumtimeve të reja nga agjencia Golin e IPG.

Loading...

Studimi i parë i titulluar “Global Relevance Review”, ka anketuar 13,000 njerëz në 13 shtete, duke arritur në përfundimin se mediat sociale tani vlerësohen si burimi më i rëndësishëm i informacionit në mbarë botën. Rreth 59% e të anketuarve e citojnë atë si të rëndësishëm për kuptimin e tyre personal. Televizioni vjen në vendin e dytë (57%), “fjalët nga miqtë dhe familja (Thashetheme)” u rendit e treta (45%) dhe gazetat dhe lajmet online u rankuan përkatësish me 42% dhe 41%.

Fjala e gojës ose në termin popullor thashetheme është më e rëndësishme për gratë (50%) se sa për meshkujt (39%), ndërsa gjinia mashkullore mendon se gazetat janë më të rëndësishme për jetën e tyre (44%) sesa gratë (37%).

Golin ka punuar për tre vjet në këtë studim me USC Annenberg School for Journalism. Raporti përqafon të dhëna të mëdha me hulumtime të vogla qytetesh, etnografike dhe cilësore: ekipet shkuan në terreenet të cilat shpesh nuk përfillen për tu bërë objekt studimi social.

Ndërkohë në Shqipëri, burimi kryesor i informacionit mbetet ende Televizioni në vendin e parë. Webi në vendin e dytë dhe e treta Gazetat të cilat po vijnë në falimentim e sipër.


 
Loading...