Europa nuk mund të “varet plotësisht” nga SHBA dhe Britania e Madhe pas zgjedhjes së Presidentit Trump dhe Brexit, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Merkel tha se donte marrëdhënie miqësore me të dy vendet, por edhe me Rusinë.

Loading...

Komentet e kancelares vijnë pasi Trump nuk pranoi të ripërpunonte marrëveshjen e klimës së vitit 2015 në samitin e G7.

“Koha kur mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri tjetri pothuajse ka përfunduar. Kjo është eksperienca ime e ditëve të fundit”, tha Merkel në një miting elektoral në Mynih.

“Ne evropianët duhet ta marrim fatin tonë në duar”, theksoi Merkel, sipas të cilës marrëdhëniet me presidentin francez, Macron duhet të jenë shumë të ngushta.

Të shtunën, udhëheqësja gjermane i përshkroi bisedimet mbi ndryshimet klimatike në samitin e  G7 si, “shumë të pakënaqshme”.

Ajo u shpreh se, “Evropa tani duhet të luftojë për fatin e vet”.

Udhëheqësit nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia ripohuan mbështetjen e tyre për marrëveshjen e Parisit, por Trump tha se do të merrte një vendim në javën e ardhshme

“Në të gjitha mënyrat mbani marrëdhënie miqësore me Amerikën dhe Britaninë”, por ne nuk mund të mbështetemi në to, ishte mesazhi i saj.

Loading...