Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur për sulmin në Manchester duke thënë se vendi i saj qëndron përkrah Mbretërisë së Bashkuar.

Loading...

“Po i përcjellë zhvillimet nga Manchesteri me dhimbje të madhe dhe shok. Është e papranueshme se si dikush mund ta shfrytëzojë një koncert të muzikës pop për të vrarë dhe lënduar seriozisht kaq shumë njerëz. Do doja të shprehja ngushëllimin tim më të sinqertë për viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur, si dhe familjet e të gjitha viktimave”, ka thënë Merkel, njofton Klan Kosova.

Merkel ka thënë poashtu se ky sulm që po dyshohet të jetë terrorist duhet të ngrisë vetëdijën e të gjithëve për të vazhduar të luftojnë terrorizmin në botë.

“Populli britanik  mund të jetë i qetë sepse populli gjerman do të jetë krahë tyre, gjithmonë”, ka përfunduar ajo.


 
Loading...