Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, në “Debat +” të TV Dukagjinit ka akuzuar mediet në Kosovë për thyerjen e ligjit.

 

Loading...

Ai me këtë rast merr shembull spotin publicitar të PDK-së, “me bateritë”, duke thënë se në këtë rast ka shkelje ligjore.

“E para është një reklamë me bateria, skandaloze. Kjo s’ka të bëjë me fushatë, por me të drejtat e njeriut. Është transmetuar edhe si lajm. Fëmija mbrohet me konventën e të drejtave të fëmijëve, por edhe me kodin të etikës tonin”, tha ai.

MekuliPress, për këtë prodhim joprofesional e abuziv, kishte reaguar që të nesërmen, ndersa kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, e bëri kritikën tek pas 1 javeve!? Harresë apo martesë e medias me politikën, kjo është nyja?

/RTV D/MekuliPress

Loading...