Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshë. Por ajo që bie në sy është mosdekretimi ende i pasardhësit të tij, Sandër Lleshi. Meta ka 7 ditë afat sipas Kushtetutës dhe me sa duket do ta shfrytëzojë maksimalisht këtë kohë. Mbetet për t’u parë nëse Lleshi do të udhëtojë apo jo në Kukës të martën, kur do të zhvillohet mbledhja e qeverisë. Nëse ai s’e merr dekretin ditën e hënë gjasat janë që jo. Megjithatë mbetet të presim vendimin e kreut të shtetit.


 
Loading...