Ata janë ndër çiftet më të përfolura të shoubizit amerikan gjatë vitit që po lëmë pas vete.

Bëhet fjalë për Miley Cyrusin dhe Liam Hemsworthin, të cilët dyshohen se kanë kurorëzuar dashurinë e
tyre në një ceremoni të fshehtë mes familjarëve dhe shoqërisë.

Loading...

Conrad Carr, miku i dyshes, ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram nga kjo ceremoni martesore.

Dyshimet i shtojnë detajet dhe dekorimet që janë përzgjedhur, e gjithashtu edhe veshja e Mileyt dhe Liamit.

Madje, si pjesë e dekorimit janë edhe disa balona “MR&MRS”, ndërsa këngëtarja ka veshur një fustan të bardhë me krahë të hapur dhe aktori një kostum, që ngjanë si një dhëndër.

Pjesëtarët e botës së kinematografisë amerikane shihen krahas njëri- tjetrit duke e prerë tortën.

Ndryshe, Liam dhe Miley u njohën në vitin 2009 dhe më pas u ndanë për tre vjet për t’u ribashkuar në vitin 2016.

Loading...