Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuciq është shpallur “Njeri i Paqes”. Së paku kështu ka menduar komiteti për ndarjen e çmimit ndërkombëtar “Luani i artë për paqe”, i cili sivjet i është ndarë askujt tjetër pos Aleksandar Vuciqit.

Sipas medieve serbe, në arsyetim është shkruar se çmimi i jepet për “të kontributit të frytshëm, të caqeve ndërkombëtare, të cilat e konsiderojnë mandatin e Vuciqit”, si dhe “përpjekjeve të tij të fuqishme për promovimin e paqes”.

Loading...

Sipas RTS-së, Vuciq nuk ka marrë pjesë në solemnitet në Venecia, “për shkak të situatës në Kosovë”, ndërsa në letrën të cilën në ceremoni e ka lexuar ambasadori serb, ka thënë se ndarja e këtij çmimi dikujt që vjen nga Ballkani, zgjon shpresë dhe u përket të gjithë njerëzve ne Serbi, të cilët e kanë obliguar të punojë në interes të paqes”.

Vuciq, si ish-ministër i Informatave në Qeverinë e Millosheviqit, nuk është njohur më parë për paqe.

Ekzistojnë thirrjet e tij nga kuvendi i Serbisë gjatë viteve të 90-ta, ku thoshte se ‘për cdo serb të vrarë, të vriteshin 100 myslimanë”.


 
Loading...