Këngëtarët Mirsa Kërqeli dhe Butint Rasshiti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

Loading...

Ata kanë sjell ripërpunimin e këngës së njohur me titull “E dashuruar”.

Dy këngëtarët e njohur nga Gjilani tash e sa kohë sjellin ripërpunime të këngëve të vjetra, të kënduara në versionin e tyre.

Vet Mirsa muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, kishte rrëfyer se ndjehet e lumtur që zgjodhi këtë formë rikthimi në muzikë.

“Muzika mbetet gjithmonë pjese e imja e pa ndashme, prandaj rikthimi im ka qenë i pritur por pak i vonuar shkaku i familjes. Kemi biseduar me familjarë dhe kolegë deri sa kam ardhur në Kosovë edhe kemi vendos me i u fut punës”, ka thënë këngëtarja Kërqeli.

E njëjta pritet që muajt në vazhdim të sjellë për fansat edhe disa këngë të tjera.

Ndërkohë, Butrint Rashiti është po ashtu një emër shumë i suksesshëm në qytetin e Gjilanit, ndërsa është pjesë e shumë ahengjeve të ndryshme muzikore.


 
Loading...