Më 2018-ën u raportua se në qytetin e Tinsukia të Indisë një mi theu rekordin botëror për strofkullën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Miu problematik u fut brenda në një bankomat të Bankës Shtetërore të Indisë, duke copëtuar afro 20.000 dollarë rupia indian.

Loading...

Për ditë të tëra, bankomati ishte jasht përdorimit pasi në mënyrë misterioze ndaloi së transaksionuari para. Problemi u raportua nga klientët, kështu që teknikët shkuan të kontrollonin makinën e bankomatit, duke gjetur aty paratë e grisura nga miu problematik.

“Ne kemi filluar një hetim për këtë incident të rrallë dhe do të marrim masa për të parandaluar përsëritjen”, kishte thënë Chandan Sharma, menaxher i degës së bankës.

Loading...