Pas publikimit të raportit të “IFEMES”, i cili, paralajmëroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Dardan Molliqaj.

Loading...

Molliqaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar kohën kur i njëjti Institut kishte paraparë fitoren e Shpend Ahmetit në zgjedhjet e vitit 2013.

“2013: Instituti ndërkombëtar “IFIMES” paralajmëroi që “Shpend Ahmeti do t’i fitojë zgjedhjet.” LDK-ja nuk besonte atëherë dhe thoshte që nuk e lëshojnë Prishtinën. – 2017: I njëjti institut kësaj radhe paska thënë që “VETËVENDOSJE! do t’i fitojë zgjedhjet.”, pohon Molliqaj.

Me gjasë kësaj radhe po e dinë edhe koalicionet e krimit dhe të dorëzimit, përndryshe nuk ka shpjegim strukja e tyre”, ka shkruar Molliqaj në fb.


 
Loading...