Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se koalicioni i dështimit dhe ai i krimit, duke iu referuar atij PDK-AAK-NISMA po e pengojnë mërgatën për të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Loading...

Molliqaj ka thënë se KQZ nuk ka pasur as vullnet e as interes që t’ua mundësojë një mënyrë më të lehtë që mërgata kosovare të votojnë për këto zgjedhje.

”Kemi bllokim të vazhdueshëm të mërgatës. Koalicioni i dëshmtimit nuk e duan vullnetin politik të mërgatës”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, koalicioni i dështimit e i krimit nuk mund të marrin asnjë votë nga mërgimtarët, sepse këta të fundit duan ta bëjnë ndryshimin në Kosovë.

‘Kjo është frika e koalicionit të krimit”, ka thënë ai.

Ai thekson se sivjet ka një interes shumë të madh të mërgatës për të marrë pjesë në zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

”Shtatë herë e më shumë se sa zgjedhjet  e kaluara kemi interesim nga mërgata”, ka thënë ai.


 
Loading...